MONSTAT: STATISTIKA ZYRTARE E MALIT TË ZI E PËRKUSHTUAR NDAJ CILËSISË DHE BESUESHMËRISË

Foto: RTNK

Drejtori i Drejtorisë për Statistikë të Malit të Zi (MONSTAT), Mirosllav Pejoviq, mori pjesë më 6-7 nëntor në Bruksel në një takim të organizuar nga Eurostat, në kuadër të 20-vjetorit të Kodit Evropian të Praktikës Statistike.

Ai ishte panelist në sesionin “Festojmë kujtimet”, ku ndau përvojat e zbatimit të Kodit dhe rëndësinë e tij për përmirësimin e cilësisë së statistikave evropiane.

Pejoviq theksoi se Kodi është themeli i besueshmërisë, pavarësisë profesionale dhe cilësisë në statistikën zyrtare dhe ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e sistemit statistik të Malit të Zi.

Ai përmendi tre faza të zhvillimit përmes zbatimit të Kodit:

  • Përputhja me standardet evropiane – krijimi i kuadrit ligjor dhe institucional për pavarësinë profesionale dhe metodologjitë standarde.
  • Reforma e institucioneve statistikore – miratimi i Ligjit për Statistikat Zyrtare dhe vlerësimet e jashtme të cilësisë.
  • Forcimi i kapaciteteve dhe profesionalizmit – investime të vazhdueshme në zhvillimin e stafit dhe bashkëpunimin me Eurostat.

Pejoviq njoftoi gjithashtu se Peer review i ardhshëm në Mal të Zi, në 2026, do të jetë një hap i rëndësishëm për përforcimin e cilësisë dhe konfirmimin e përkushtimit ndaj standardeve evropiane.

Ai përfundoi duke nënvizuar se Kodi i Praktikës mbetet udhërrëfyes dhe garanci për statistika të besueshme dhe të krahasueshme.

SHARE