MINISTRIA DORËZOI KALLËZIME PENALE PËR 13 PERSONA PËR DIPLOMA TË FALSIFIKUARA

Foto: Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka paraqitur edhe 13 kallëzime penale te Prokurori Themelor Shtetëror në Podgoricë, për shkak të dyshimit të bazuar se 13 persona kanë paraqitur dokumente arsimore të rreme dhe të pasakta.

Gjatë procesit të njohjes së diplomave të huaja, institucionet përkatëse kanë konstatuar se ato nuk janë dokumente publike të vlefshme.

Siç është bërë e ditur, dyshohet se këto persona kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve sipas nenit 412 të Kodit Penal.

“Ne presim që organet kompetente të veprojnë në përputhje me kompetencat dhe autorizimet e tyre, me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi të rëndësishëm institucional”, thuhet në njoftim.

SHARE