Foto: predsjednik.me
Shefi i Delegacionit të BE-së, Johan Sattler, i dorëzoi presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2025.
Millatoviq vlerësoi se raporti konfirmon se Mali i Zi është vendi më i avancuar në negociatat e anëtarësimit dhe përfaqëson nxitje të fortë për anëtarësim deri në vitin 2028.
Ai theksoi se 14 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe se ecuria varet nga puna e institucioneve.
Presidenti i Malit të Zi theksoi nevojën për forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e efikasitetit të gjyqësorit, emërime transparente, plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përmirësimin e sistemit zgjedhor.
Në aspektin ekonomik, raporti vëren ngadalësimin e rritjes dhe rekomandon disiplinë fiskale dhe forcim të qeverisjes korporative.
Millatoviq kujtoi se Mali i Zi dotë jetë nikoqir i Samitit BE–Ballkani Perëndimor në qershor 2026, duke e quajtur këtë një konfirmim të së ardhmes evropiane të vendit.
Ai përfundoi se raporti është më i miri deri më tani, por shërben edhe si paralajmërim se nuk ka vend për stagnim.











