Me rastin e vdekjes së Drita Tafës nga Ulqini, në atë qytet është mbajtur protesta e quajtur “Duam të vërtetën për Dritën”.
Protesta nisi me një minutë heshtje për vdekjen e të ndjerës Drita Tafës, pas lindjes në spitalin e Tivarit.
Qytetarët e mbledhur kërkuan që të merren masa për konstatimin e fajit dhe dënimin adekuat të fajtorëve.
Tubimi u organizua nga organizata joqeveritare e grave nga Ulqini, e koordinuar nga OJQ-ja SOS për gratë dhe fëmijët viktima të dhunës Ulqin.
Në tubim foli edhe kryetari i Komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu.
Ai tha se ky është tubimi më i madh në historinë e Ulqinit.
“Kemi vite që kërkojmë të kemi një maternitet si gjithë të tjerët. Prej vitesh ne kërkojmë që sistemi ynë shëndetësor të ngrihet në nivelin e një spitali. A është kjo arsyeja që shteti më në fund të dëgjojë kërkesat tona? Ne kemi për detyrë të mbrojmë familjet dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin. Dhe ne jemi të detyruar që zëri ynë i protestës të dëgjohet nga institucionet shtetërore”, theksoi Nimanbegu.
Hatixhe Nelaj, pranë OJQ-së SOS, përshëndeti familjet e Tafës dhe Zatit dhe tha se humbja e tyre ka prekur të gjithë banorët e kësaj komune, por edhe diasporën.
“Humbja e Dritës suaj është edhe humbja e të gjithë neve. Familjes Llukolliq, i urojmë nga zemra që Asmira juaj të shërohet sa më shpejt dhe të kthehet në shtëpinë e saj. Po kështu sot pranë nesh janë edhe familjet e Ajlla Hot, si dhe familja e Naida Loshi Alaj, të cilat për fat të keq e sprovuar fatin e Dritës. Si koordinatore e këtij tubimit sot jam jashtëzakonisht e trishtuar, por edhe krenare, sepse Ulqini është i bashkuar. Pas konstatimeve të një lloj komisioni dhe deklaratës së drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Tivarit, Igor Karisik, jemi të vetëdijshëm se të gjithëve na pret një punë e madhe dhe e gjatë për të arritur tek e vërteta. Vendi mbulon gabimet mjekësore, gojët e vdekura nuk flasin, por ne po u themi të gjithëve, nuk do të ndalemi, ia kemi borxh Dritës, Asmirës, Ajllës, Naidës dhe të gjitha grave të tjera, fëmijëve të tyre dhe vetes”, tha Nelaj.