MARKOVIQ: ËSHTË MIRË QË PARTITË SHQIPTARE JANË PJESË E QEVERISË SË 44-të TË MALIT TË ZI

Ish-kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq beson se është një mesazh i keq që qeveria e re nuk përfshin përfaqësues të të gjithë popujve pakicë, sepse ata janë indi i Malit të Zi, por, siç thotë Markoviq, është mirë që një pjesë e partive shqiptare janë pjesë e saj.

Ai këtë e tha në Televizionin e Qytetit.

“Shqiptarët e vitit 2006 nuk mund të jenë më të këqinj për Malin e Zi se shqiptarët e vitit 2023. Unë nuk mund të mendoj kështu. Egzistojnë disa interesa të tjera pragmatike, rrethanat kanë ndryshuar. Por unë besoj se, nëse Mali i Zi do jetë i rrezikuar dhe më tej shkon në shkatërrim, ata nuk do të qëndrojnë dhe ti mbajnë për dore, ata që udhëheqin Malin e Zi në atë drejtim. Kështu që unë nuk mendoj se kjo është e keqe, por që mund të jetë e dobishme,” ka theksuar Markoviq.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministrit Millojko Spajiq duhet t’i jepet një shans për të zbatuar agjendën evropiane, pavarësisht pengesave që ai ka në frontin e politikës së brendshme dhe të jashtme.

Po ashtu, Markoviq tha se është duke menduar për formimin e një partie të re politike. Ai tha se është ende anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS), por se nuk është në organet e partisë dhe se ende po mendon nëse do të formojë një parti të re.

SHARE