POPULLATA E BOTËS, 8 MILIARDË JAVËN E ARDHSHME/’REKORD’ PËR NJERËZIMIN, RRITET JETËGJATËSIA

Popullata e botës do të arrijë në 8 miliardë javën e ardhshme, në atë që konsiderohet një arritje e madhe për njerëzimin nga kombet e bashkuara. Divizioni i OKB për popullatën, tha se numri do të vazhdojë të rritet edhe në dekadat e ardhshme, me jetëgjatësinë që pritet të ngrihet në një mesatare prej 77.2 vjetësh deri në 2050-ën. Deri më 15 nëntor, numri i njerëzve mbi tokë do të kalojë 8 miliardët, tre herë më e lartë se 2.5 miliardë banorët e regjistruar në 1950-ën. Rritja e jetëgjatësisë, si edhe numrit të njerëzve në moshë për të lindur dhe rritur fëmijë, ka bërë që OKB të parashikojë që popullata e botës të vazhdojë të rritet për të shkuar në 8.5 miliardë në 2030-ën, 9.7 miliardë në 2050-ën, si edhe pikun prej 10.4 miliardë banorësh në vitet 2080… Por, shkalla e rritjes së popullatës botërore, ka rënë në mënyrë dramatike në nën 1 për qind në 2020-ën. Kjo shifër do të bjerë me gjasë në rreth 0.5 për qind deri në 2050-ën, për shkak të rënies së vazhdueshme të shkallës së lindshmërisë.

SHARE