Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve, njoftoi Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.
Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për një cent dhe në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1.41 dhe 1.45 euro për litër.
Nafta për ngrohje do të rritet për dy cent dhe do të kushtojë 1.28 euro për litër, ndërsa Eurodizeli do të rritet për një cent dhe do të kushtojë 1.31 euro për litër.
“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe sasinë e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/2021), përllogaritja e radhës do të bëhet më 21 tetor dhe çdo ndryshim i çmimeve të derivateve të naftës do të jetë i vlefshëm nga data 22 tetor”, thanë nga Ministria e Minierave, Naftës dhe Gazit.