ISHP: 800 QYTETARË TË MALIT TË ZI KANË MARRË DOZËN E TRETË TË VAKSINAVE ANTICOVID

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, 800 qytetarë të Malit të Zi e kanë marrë deri tani  dozën e tretë të vaksinave anticovid – 750 Pfizer, pjesa tjetër Sinofarm dhe AstraZeneca. Autoritetet rekomandojnë që njerëzit mbi moshën 18 vjeç të marrin dozën e tretë të vaksinës të paktën pesë muaj pas dozës së dytë. Epidemiologu i ISHP Milko Joksimoviq thotë se ky rekomandim vlen sidomos  për personat mbi 60 vjeç, të cilëve, siç tha ai, u rekomandohet të marrin vaksinën ARN, pra Pfizer, si dozën e tretë. “Për shkak se ne kemi dëshmitë më të mira të efikasitetit dhe sigurisë për këto vaksina. Për njerëzit nën moshën 60 vjeç, rekomandohet që ata të zgjedhin si dozë të tretë nëse do të përdorin Pfizer ose të njëjtën vaksinë që kanë marrë më parë, nëse është e disponueshme,” tha Joksimoviq. Mjeku Miodrag Pavlliçiq mendon se çdo vaksinë është e mirë dhe rekomandon një dozë të tretë.

SHARE