NUMRI I MADH NË TESTIME , VËREJTJE SHTESË

Kolona e automobilave para Institutit të Shëndetin Publik në të cilat ndodhen dhjetëra qytetarë në pritje për tu testuar, janë vërejtje shtesë dhe dëshmojnë mosrespektimin e masave në parandalimin e zgjerimit të kësaj sëmundje. Bazuar në pamjet e shënuara nga reporterët e RTMZ, edhe gjatë ditës së sotme një numër i madh i qytetarëve të dyshimtë në koronavirus, janë dërguar për të vazhduar testimet në ISHP. Pamjet e këtilla, krahas numrit të madh të infektuarve i cili disa ditë me radhë nuk është nën 200, dëshmojnë më së miri përmasat e kësaj epidemie si dhe seriozitetin e situatës. Në laboratorët e Institutit të Shëndetit publik janë regjistruar 210 raste të reja pozitive. Nga rezultatet e djeshme, në Institut janë raportuar edhe 2 vdekje tek pacientët nhga Tivari dhe Nikshiqi. Në 24 orët e fundit është raportuar shërimi i 350 pacientëve. Aktualisht në Mal të Zi raste aktive me Covid19 janë 3.697.

SHARE