Ka shkuar në 28 numri i personave që kanë humbur jetën në ciklonin tropikal i cili është efektiv në jug të Brazilit që nga fundjava.
Guvernatori i rajonit, Eduardo Leite në një konferencë për media tha se punimet e kërkim-shpëtimit janë intensifikuar në Luginën e lumit Pardo dhe se ka mundësi që numri i të vdekurve të rritet.
Ai tha se numri i personave që kanë humbur jetën në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga cikloni tropikal është rritur në 28.
“Në zonën e Rio Grande do Sul po përballemi me një katastrofë klimatike të pashembullt”, theksoi Leite.
Zyrtarët njoftuan se në rajonin e Rio Grande do Sul 67 qyteza janë prekur nga stuhia e fuqishme dhe përmbytjet, 1.650 persona kanë mbetura pa shtëpi dhe mbi 3 mijë të tjerë janë strehuar përkohësisht në vende të sigurta.
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva shprehu ngushëllime për familjet e personave që kanë humbur jetën për shkak të ciklonit.
“Do të tregojmë çdo përpjekje për të ndihmuar popullin”, tha ai.
Shumë njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjera kanë mbetur pa shtëpi në përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet intensive gjatë këtij viti në Brazil.