NGA JANARI, TARIFAT E PAGESËS ME KARTË NUK DO TË KALOJNË 0.3%

Nga janari i vitit të ardhshëm, bankat nuk do të lejohen t’u ngarkojnë tregtarëve një tarifë ndërbankare më të lartë se 0.2% e vlerës së transaksionit për pagesat me kartë debiti ose 0.3% për pagesat me kartë krediti.

Këtë e parasheh Ligji i ri për Tarifat Ndërbankare dhe Rregullat e Veçanta të Biznesit në lidhje me kartelat e pagesave, i cili do të zbatohet nga 9 janari 2024, njoftoi BQMZ.

Sipas aktit, të gjitha çështjet që lidhen me tarifat ndërbankare do të rregullohen plotësisht, si dhe shuma e kufizuar e tarifave të ngarkuara gjatë kryerjes së transaksioneve të pagesave, njoftoi BQMZ.

SHARE