Mali i Zi njihet si një vend i sigurt dhe në pak më shumë se një vit ka dhënë rezultate historike në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, tha kryeministri Dritan Abazoviq.
Abazoviq deklaroi në Telegram se ka diskutuar sot me përfaqësuesit e OSBE-së për sundimin e ligjit, sfidat e sigurisë dhe refugjatët ukrainas në takimin rajonal të shefave të misioneve të asaj organizate ndërkombëtare në Evropën Juglindore.
Ai shtoi se janë ndjekur penalisht zyrtarë të lartë në drejtësi, prokurori dhe polici.
“Por ne na pret ende shumë punë për të bërë. EUROPOL luajti një rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë për provat kundër karteleve të drogës që kaluan nëpër Mal të Zi për një periudhë të gjatë kohore dhe të cilat ne i shkatërruam me sukses”, tha Abazoviq.
Ai tha se janë duke vazhduar, jo vetëm sa i përket ndalimit të kontrabandës së cigareve, por edhe procedimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.
“Dora e drejtësisë nuk do të ndalet. Gjyqësori mbetet një degë e qeverisë që ende pret freskim. Mbështetje për përpjekjet e prokurorisë, Drejtorisë së Policisë dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare”, tha Abazoviq.