MINISTRAT VIZITUAN AKADEMINË E POLICISË NË DANILLOVGRAD

Akademinë e Policisë në Danillovgrad e vizituan sot ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq, Ministri i Punëve të Brendshme Filip Axhiq, ministri pa portofol dhe kryetar i Bordit të Akademisë Policore Zoran Milaniq, si dhe ministri i Administratës Publike Marash Dukaj. Ata u mirëpritën nga u.d. të drejtorit Vlladimir Stanishiq me bashkëpunëtorët e tij dhe gjatë vizitës u tregoi kapacitetet dhe kushtet e punës së atij institucioni.  “Ju keni zgjedhur një nga thirrjet më të nderuara dhe duhet të jeni të vetëdijshëm për rolin që keni në shoqëri”, u tha Vojinoviq sot akademikëve. Ai shtoi se policët e ardhshëm duhet të jenë gjithmonë shembull i sjelljes në shoqëri dhe në këtë mënyrë të respektojnë veten dhe shtetin e Malit të Zi. Ministri Axhiq theksoi se arsimimi në akademi nuk është një proces i thjeshtë, por se pret përgjegjësi, seriozitet dhe profesionalizëm nga të gjithë ata që janë të regjistruar. “Ne presim që të jeni besnikë ndaj shtetit. Besnik në mënyrën se si do ta arsyetoni mundësinë që ju është dhënë me përgjegjësi dhe punë dhe do ta përfaqësoni me dinjitet në çdo hap”, tha Axhiq. Milaniq theksoi se kjo është një ditë e madhe për të gjithë akademikët dhe shprehu shpresën që të gjithë akademikët të krijojnë marrëdhënie pune në Drejtorinë e Policisë së Malit të Zi pas diplomimit. “Ruani Malin e Zi, dhe Mali i Zi do të ju ruaj ju. Ruani njëri-tjetrin, sepse pa solidaritet dhe mbështetje nuk mund të përmirësojmë shoqërinë në të cilën jetojmë”, tha Milaniq. Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj theksoi se profesioni i ardhshëm i pjesëmarrësve të Akademisë është jashtëzakonisht i nderuar dhe i përgjegjshëm. „Nga ju pritet që vazhdimisht të përmirësoni veten, të punoni për veten tuaj dhe në atë mënyrë të afirmoni vlerat e vërteta dhe pozitive në Mal të Zi”, ka përfunduar Dukaj.

SHARE