ERDOGAN I GATSHËM TË NDËRMJETËSOJË NJË MARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE SERBISË

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tap Erdogan, gjatë fjalës së tij në një konferencë të përbashkët me homologun serb Aleksandër Vuçiç u shpreh i gatshëm që të ndërmjetësojë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas mediave serbe, Erdogan ka përshëndetur dhe arritjen e marrëveshjes mes dy palëve përsa i takon letërnjoftimeve ku shprehu kënaqësinë që është arritur një hap para drejt dialogut. “Jemi shumë të kënaqur që është arritur marrëveshja për kalimin e kufijve me letërnjoftime vetëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”.-tha Erdogan. Ai gjithashtu tha se shpreson që do ta arrihet marrëveshja edhe për targat. “E sa i përket targave, shpresoj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, si dhe për çështje të tjera problematike”, ka thënë presidenti turk. Vizita dyditore e Erdogan në Serbi po zhvillohet në kuadrin e turit që ai po zhvillon në disa vende të Ballkanit ku pas Serbisë pritet të vizitojë Bosnje Hercegovinën dhe Kroacinë. Presidenti i Serbisë, Alkandar Vuçiq, tha se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Türkiye-s kanë arritur nivelin më të lartë në historinë moderne të dy vendeve dhe se “kjo është epoka e artë e marrëdhënieve serbo-turke”. Vuçiq tha se vizita e presidentit turk është një nder dhe privilegj i madh për Serbinë dhe se dy vendet i kanë ngritur marrëdhëniet në nivelin më të lartë në historinë moderne. Ai falënderoi presidentin Erdoğan për mbështetjen e tij për nismën “Ballkani i Hapur” dhe për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Ata diskutuan gjithashtu respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë dhe takimin trepalësh ndërmjet Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Türkiye-s. Vuçiq theksoi se me homologun e tij turk kanë diskutuar edhe për situatën në Ukrainë, për çështjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe për energjinë. Ai theksoi se ka kërkuar ndihmën e presidentit Erdoğan për transmetimin e energjisë elektrike në rast të një marrëveshjeje për t’u furnizuar nga Azerbajxhani gjatë sezonit të dimrit.

SHARE