ISHP: 603 RASTE TË REJA, 4 VIKTIMA

Si rezultat i infeksionit me virusin Covid19, në Mal të Zi, në 24 orët e fundit u regjistruan 603 raste të reja. Pjesa e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar për 06.09.2021.  ishte 14.60%. Gjatë ditës së djeshme, në Institut u raportuan 4 vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2: Podgoricë (1), Nikshiq (1), Tivat (1) dhe Ulqin (1).  Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 648 pacientëve.   Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara, si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive të COVID-19 në Mal të Zi është 7,975, 185 në Komunën e Tuzit. 

SHARE