UJI I DETIT ËSHTË I CILËSISË SË MIRË

Uji i detit në Mal të Zi është i cilësisë së mirë, gjegjësisht sanitar dhe i sigurt për not dhe rekreacion, njoftojnë nga Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare.

“Rezultatet e analizës së cilësisë së ujit të detit për 114 lokacione, të cilat Instituti i Biologjisë Detare ka kryer në periudhën nga 29 korriku deri më 1 gusht të këtij viti, rezultuan se në 83,3% të lokacioneve uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer, në 9,6% të lokacioneve të cilësisë së mirë, në 7.0% të cilësisë së kënaqshme”, njofton kjo ndërmarrje.

Në Ulqin, nga gjithsej 18 lokacione ku zbatohet Programi për Monitorimin e Cilësisë Sanitare, në 17 prej tyre uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer, ndërsa në një lokacion uji ishte i cilësisë së kënaqshme. Nga analizat rezultoi se uji i detit ishte i cilësisë së shkëlqyer në dhjetë lokacione në Tivar, i cilësisë së mirë në tri lokacione, ndërsa në dy lokacione në këtë komunë uji ishte i cilësisë së kënaqshme. Në Budva, cilësia e ujit të detit ishte e shkëlqyer në 32 lokacione, ndërsa cilësia e ujit të detit ishte e mirë në dy lokacione.

“Në Gjirin e Kotorrit, në komunën e Tivatit, nga gjithsej 10 lokacione, në 9 lokacione ka qenë e cilësisë së shkëlqyer, ndërsa në një lokacion uji për larje ka qenë i mirë. Analizat treguan se uji në Kotorr ishte i cilësisë së shkëlqyer në 12 lokacione, i mirë në një lokacion dhe i kënaqshëm në dy të tjerat. Në Herceg Novi u testua uji në gjithsej 22 lokacione, nga të cilat 15 ishin të cilësisë së shkëlqyer, katër prej tyre ishin të cilësisë së mirë dhe tre prej tyre ishin të cilësisë së kënaqshme”, thekson Ndërmarrja Publike për Menaxhimin e Resurseve Detare.  

SHARE