GJURKOVIQ: EEMZ NUK KA KONSIDERUAR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE

Elektroekonomia e Malit të Zi nuk e ka shqyrtuar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike këtë vit, tha drejtori teknik i Elektroekonomisë Lubisha Gjurkoviq.

Siç thotë Gjurkoviq, do të na duhet të blejmë rrymë sepse ndër të tjera ka deficit edhe nga mungesa e reshjeve.

“Nëse do të merrnit çmimin me të cilin Elektroekonomia e Malit të Zi u shet energjinë qytetarëve, atëherë do të shihnit se pothuajse askund në Evropë nuk keni një çmim të tillë për energjinë elektrike. Pra, është dukshëm më e ulët në krahasim me energjinë elektrike në çdo shtet anëtar të Bashkimit Evropian, dhe në anën tjetër për shkak të çmimeve të tilla, Elektroekonomia e Malit të Zi mund të ketë vetëm humbje të caktuara, nuk mund të përfitojë nga çmimi i energjisë elektrike për qytetarët”, tha Gjurkoviq.

SHARE