BE-ja NUK DUHET TË NGADALËSOJË INTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Forumi strategjik i Bled-it do të jetë një mundësi për të theksuar rëndësinë e procesit të integrimit evropian, sepse Bashkimi Evropian nuk duhet të ngadalësojë integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, njoftoi Qeveria e Malit të Zi.

Këtë e kanë deklaruar në platformën për pjesëmarrjen e kryeministrit Dritan Abazoviq në Forumin e 18-të Strategjik të Bledit në Slloveni më 28 dhe 29 gusht.

Forumi strategjik i Bled-it i titulluar “Solidariteti për të ardhmen globale”, i cili organizohet për herë të 18-të, do t’i kushtohet sfidave të sigurisë, përkatësisht sfidave të klimës, energjisë, ushqimit, ujit dhe sigurisë kibernetike, të cilave nuk mund t’u përgjigjemi pa solidaritetin e të gjitha vendeve.

“Pjesëmarrja e delegacionit malazez në Forumin e 18-të Strategjik të Bled-it do të jetë një mundësi për të vënë në dukje rëndësinë e pranisë së BE-së në rajon, si dhe përkushtimin e institucioneve evropiane dhe shteteve anëtare ndaj politikës së zgjerimit, duke pasur parasysh marrëdhëniet gjeopolitike dhe strategjike të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor”, thuhet në platformën e publikuar nga Qeveria e Malit të Zi.

SHARE