NË ZGJEDHJE TË 30 GUSHTIT TË DETYRUESHME: MASKA, DEZINFEKTIMI DHE DISTANCA

Në seancën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, u miratua një dokument me titull “Rekomandime teknike për mbajtjen e zgjedhjeve me qëllim të mbrojtjes epidemiologjike të votuesve”, i cili është përgatitur për një kohë të gjatë nga Trupi Koordinues Kombëtar, Instituti i Shëndetit Publik dhe KSHZ.

Rekomandimet përfshijnë:

1. Dezinfektimi i detyrueshëm i duarve para hyrjes në vendvotimin dhe gjatë procesit të votimit;

2. Vurja e detyrueshme e maskës në vendvotimin, përveç kur përcaktohet identiteti i votuesve;

3. Mbajtja e distancës fizike para, gjatë dhe pas qëndrimit në vendvotim, në përputhje me rekomandimin e përgjithshëm të Trupit Koordinues Kombëtar për mbajtjen e distancës fizike.

Qëllimi i këtyre rekomandimeve, siç u njoftua, është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, gjegjësisht të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

SHARE