CEDEM, PUBLIKON REZULTATET E HULIMTIMIT TË OPINIONIT NDAJ PARTIVE POLITIKE

Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, CEDEM, ka publikuar rezultatet e hulumtimit të opinionit ndaj partive politike. Në qoftë se zgjedhjet do të mbaheshin javën e ardhshme, Partinë Demokratike të Socialistëve do ta përkrahnin 28.2 përqind të qytetarëve, Demokratët 14.9 përqind, Frontin Demokratik 14 përqind. Sipas rezultateve të nxjerra nga ky hulumtim, lëvizjen Evropa Tani, do ta përkrahin 10.9 përqind, URA-n 4.8 përqind, Partinë Socialiste Popullore 3.9 përqind, Partinë Socialdemokrate 3.4 përqind, Partinë Boshnjake 3.3 përqind. Sipas të njëjtit hulumtim, Socialdemokratët do ti votonin 2.6 përqind të qytetarëve, Alternativën Shqiptare 2.3 përqind, UDSH-në 1.8 përqind, Malin e Zi të Vërtet 1.6 përqind kurse Malin e Zi të Lirë 1 përqind.

Po ashtu, sondazhi i opinionit publik i realizuar nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) tregon se Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj është politikani më i vlerësuar shqiptar në Mal të Zi. Gjeloshaj ka një notë mesatare prej 1.72. Poshtë tij rreshtohen kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu 1.62, kryetari UDSH-së Mehmed Zenka me notë mesatare 1.61 dhe Fatmir Gjeka (PD) 1.58. Hulumtimi i opinionit publik është realizuar prej 11 deri më 27 qershor, në mostrën prej 1 mijë e 26 të anketuarve.

SHARE