MILLATOVIQ: JEMI AFËR MARRËVESHJES PËR BORXHIN NDAJ KINËS

Mali i Zi është disa javë larg marrëveshjes me bankat evropiane dhe amerikane për të shkëmbyer ose rifinancuar gati një miliard dollarë të borxhit të Kinës për autostradën, njoftoi Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Millatoviq. Ai i tha Reutres se shpreson që norma e interesit të jetë nën një përqind. Në vitin 2014, Mali i Zi huazoi 944 milion dollarë nga Kina për të financuar 41 kilometra autostradë. Millatoviq tha se Kryeministri Zdravko Krivokapiq po punon për të ulur kostot, duke pasur parasysh se kredia kineze ka interes prej dy përqind, si dhe për të ulur rrezikun valutor, pasi kredia është në dollarë.

SHARE