KF “DEÇIQ” KAMPION I LIGËS SË DYTË TË MALIT TË ZI

Federata e Futbollit e Malit të Zi ka sjellë sot vendimin për ndërprerjen e të gjitha garave të futbollit në Mal të Zi, mes tyre edhe Ligën e parë dhe Ligën e dytë për shkak të situatës së krijuar me COVID19.

Rezultatet e arritura deri në momentin e ndërprerjes së garave do të konsiderohen përfundimtare dhe bazuar në këtë, do të shpallen kampionët, pjesëmarrësit në kualifikime për garat evropiane, pjesëmarrësit në play-off etj.

Liga e dytë e Malit të Zi, sezoni 2019/20 regjistrohet në përputhje me rezultatet e arritura deri më tani, gjegjësisht në bazë të tabelës pas 30-të gjirove të luajtura.

Kampioni i Ligës së Dytë të Malit të Zi në sezonin 2019/20 është KF “Deçiq” dhe vitin e ardhshëm ata do të garojnë në Ligën e Parë.

SHARE