SIGURIA E USHQIMIT ËSHTË THELBËSORE PËR SHËNDETIN DHE CILËSINË E JETËS

Siguria ushqimore është vendimtare, jo vetëm për shëndetin më të mirë të qytetarëve, por edhe për cilësinë e jetës, zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe reputacionin ndërkombëtar të vendit, thanë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). 

ISHP tha se ushqimi për njerëzit duhet të plotësojë dy kushte elementare – të jetë i sigurt për shëndetin dhe me vlera ushqyese.

Siç thanë ata, ushqimi i sigurt për shëndetin është ai që nuk përmban ndotës mikrobiologjikë, kimikë apo fizikë dhe që pas konsumimit nuk do të çojë në çrregullime shëndetësore.

Nga Instituti thanë se të dhënat e fundit tregojnë se çdo ditë rreth 1.6 milionë njerëz sëmuren për shkak të ushqimit të pasigurt.

“Dhe se çdo ditë rreth 340 fëmijë nën moshën 5 vjeç vdesin nga sëmundjet që transmetohen përmes ushqimit dhe konsumimit të ushqimeve dhe vakteve të pasigurta për shëndetin”, shtoi Instituti.

Sipas tyre, mënyra bazë për të parandaluar sëmundjet e transmetuara nga ushqimi është respektimi i procedurave dhe protokolleve higjienike gjatë punës me ushqim.

“Sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi prekin një në dhjetë njerëz në mbarë botën çdo vit dhe standardet që lidhen me sigurinë e shëndetit të ushqimit na ndihmojnë të sigurojmë që ajo që hamë të jetë e sigurt,” vuri në dukje ISHP.

SHARE