Trajnerët tregojnë sa kohë duhet të bëni galiçë për të parë rezultatet e para

Kushdo që sapo ka filluar të ushtrojë e di se sa e vështirë është të ruash vazhdimësinë, veçanërisht nëse rezultatet nuk shihen shpejt.

Ushtrimi më popullor për gluteusin janë galiçët (squats), megjithatë është e rëndësishme të dini se si t’i kryeni ato në mënyrë që të shihni rezultate sa më shpejt të jetë e mundur.

Trajneri Jim White vë në dukje se nuk ka një numër magjik të galiçëve për të treguar rezultate, por shumica e trajnerëve bien dakord për një pikënisje të ngjashme: Galiçe dy deri në tri herë në javë me afro tri deri në pesë seri nga tetë deri në 12 përsëritje, do të tregojnë ndryshimin përgjatë tri javësh.

Sipas Bodybuilding.com, që galiçët të jenë efektive, duhet të jeni të kujdesshëm që të ngrini gjoksin, të shikoni përpara, t’i vendosni këmbët pak më të gjera se gjerësia e shpatullave dhe të angazhoni muskujt e barkut dhe të uleni në një pozicion ulur, jo më poshtë.

“Shmangni të përkuleni shumë përpara pasi kjo mund të bëjë një tendosje në pjesën e poshtme të shpinës”, shton Herbst, duke këshilluar që të mos përkulni gjunjët shumë nga brenda.Lexo po ashtu:Galiçët janë nëna e të gjitha ushtrimeve: Shërojnë zemrën, forcojnë këmbët, pengojnë plakjen!

“Edhe nëse i përmbahesh një rutine të rreptë, performanca e papërshtatshme vetëm sa të dëmton”, paralajmëroi trajneri Paul Kostas.

Një galiç që kryhet deri në fund, edhe me më pak peshë, do të inkurajojë rritjen dhe forcën, si dhe do të mbështesë shëndetin e nyjave.

Ndërsa bëheni më të fortë dhe stërvitjet tuaja bëhen më të lehta, duhet të merrni parasysh variacionet e galiçëve. Nëse nuk i ndryshoni ushtrimet që kryeni, nuk sfidoni trupin tuaj dhe humbni mundësinë për të rritur muskujt, në këtë rast gluteusin.

Përveç forcimit dhe zgjerimit të të pasmeve me galiçe, kjo është një lëvizje e shkëlqyer që rrit forcën dhe qëndrueshmërinë e bërthamës dhe përmirëson shëndetin dhe fleksibilitetin e kyçeve – pohojnë trajnerët. /Telegrafi/

SHARE