Kidman flet për ballinën kundërthënëse të Vanity Fair: Insistova në atë veshje

Nicole Kidman ka folur për kopertinën e diskutueshme të revistës Vanity Fair të botuar në fillim të këtij viti, duke pranuar se kishte pyetur veten “çfarë po mendonte” pas përfundimit të fotosesionit, por gjithashtu zbuloi se këmbënguli të vishte një kombinim të tillë mode.

Aktorja australiane u shfaq në ballinën e edicionit vjetor të Hollywoodit të Vanity Fair, i publikuar në shkurt.

Tradicionalisht, është një kopertinë që i shfaq yjet të veshura me fustane solemne apo kostume, gati për të ecur në tapetin e kuq.

Në vend të kësaj, edicioni i vitit 2022 e shfaqi aktoren të veshur me një mini fund të vogël Miu Miu dhe bluzë, duke treguar barkun mbresëlënës ndërsa qëndronte mes dy portave të arta.

Ballina mori shumë kritika dhe disa fansa e quajtën Vanity Fair si përsosjen dhe përdorimin e tepruar të Photoshopit. Të tjerë vunë në dyshim veshjen e Kidman, veçanërisht për një edicion kaq prestigjioz.

Në një intervistë të publikuar nga Vogue Australia ,Nicole ka dhënë një pasqyrë të asaj që po ndodhte prapa skenave dhe tregoi se kopertina e diskutueshme nuk është rezultat i detyrimit nga një stilist agresiv për të veshur rroba që ajo nuk ndihej rehat.Lexo po ashtu:Nicole Kidman shfaqet me ndryshim të madh në dukjen e saj

Përkundrazi, aktorja pranoi se i ishte lutur stilistit të Vanity Fair që të vishte rroba ekspozuese, duke këmbëngulur të vishte setin Miu Miu në vend të kombinimit origjinal.

Pasi stilistja e pyeti nëse ishte gati ta vishte, Kidman i kishte thënë: “Të përgjërohem që ta vesh”. Megjithatë, pranoi se ndryshoi pak mendje pasi përfundoi sesion. Ajo ka pohuar se në fund të fundit vendosi të argëtohej.

“Duhet të ketë argëtim. Dhe ndonjëherë do të funksionojë dhe nganjëherë jo, por më pëlqen ideja për të qenë e guximshme dhe jo ‘qëndrimi brenda kutisë’”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/

SHARE