Bota gjithnjë e më shumë po kërkon ushqime bio shtëpiake, e kjo tendencë përfshinë edhe vendin tonë në mënyrë të konsiderueshme , por numri i blegtorëve vazhdon të zvogëlohet. Nga sfidat e sezoneve dimërore dhe angazhimeve të diteve tona të pranverës ,Pashko Gojçaj, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka ndërmarrë këtë profesion, sot ka 133 dele dhe na rrefen përvojen e tij të gjatë në këtë fushë.
Sikurse ai shprehet, edhe pse dimri duket të ketë harruar këtë vend, ai ka qenë i mirë. Megjithatë, ndryshimet klimatike kanë vonuar lindjen e qingjave, dhe ai thekson se problemi më i madh është stina e verës, pasi që zonat fushore shënojnë temperatura të larta dhe nuk ka bjeshkatarë që ti marrin ato në mbikëqyrje. Ai shton se çmimet në treg janë shumë të mira, por ky profesion përveçse është profitabil, ai e shikon si një kënaqësi.
Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.
/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /