GJATË FESTAVE JANË MBYLLUR 13 OBJEKTE DHE JANË LËSHUAR VENDIME PËR KUNDËRVAJTJE NË VLERËN 12.000 EURO

Gjatë festave më 1 dhe 2 maj, Inspeksioni i Tregut ka kontrolluar respektimin e Ligjit për tregti të brendshme dhe me atë rast ka mbyllur 13 objekte afariste, si dhe ka lëshuar 20 urdhëra kundërvajtës në vlerë prej 12.000 euro.

Nga 13 objektet e listuara, pesë janë në Budvë, katër në Tivar, tre në Kotorr dhe një në Ulqin.

Sipas Drejtorisë për Çështje të Inspektimit, në këto dy ditë festash, inspeksioni i punës ka kryer 53 inspektime në territorin e gjithë Malit të Zi.

Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar 27 parregullsi, janë lëshuar 33 vendime për kundërvajtje në vlerë të përgjithshme prej 29.200 euro dhe janë dorëzuar 6 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje në gjykatat kompetente.

“Numri më i madh i parregullsive është regjistruar në Ulqin dhe kanë të bëjnë me mosinformimin e punëdhënësit për inspektimin e punës për punën gjatë festave, punën pa kontratë pune dhe aplikimin për sigurim të detyrueshëm shoqëror, mosposedimi i lejes së përkohshme të qëndrimit dhe punës për të huajt e kapur në punë etj. Po ashtu, gjatë festës së Pashkëve më 3 dhe 6 maj, inspeksioni i punës ka kryer 35 kontrolle inspektuese, gjatë të cilave janë lëshuar 12 urdhëra kundërvajtës në vlerë prej 13.200 euro dhe janë dorëzuar 8 kërkesa për fillimin e procedurës për kundërvajtje. Parregullsitë që janë raportuar kanë të bëjnë me faktin se punëdhënësit nuk e kanë njoftuar inspeksionin e punës për punën në ditë festash”, thuhet në njoftim.

Kontrollohen lloje të ndryshme aktivitetesh, përkatësisht tregtia, hotelieria, zejtaria, ndërtimi.

SHARE