6 Prilli: Nxënësit e shkollave shënojnë aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar në Malësinë e Madhe

Me 6 Prill, u shënua 113-vjetori i ngritjes së Flamurit Kombëtar në Malësinë e Madhe nga heroi kombëtar, Dedë Gjon Luli. Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm në historinë tonë, pas 500 vjetëve të pushtimit otoman në trojet shqiptare dhe pas periudhës së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Kryengritja e Malësisë në vitin 1911 çoi në çlirimin e këtyre trevave nga pushtuesi otoman. Ngritja e flamurit kombëtar parapriu pavarësinë e Shqipërisë një vit më vonë me ngritjen e flamurit në Vlorë. Kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për malsorët, por për të gjithë kombin shqiptar. Aktivitetet për të kujtuar këtë datë të rëndësishme janë në vazhdimësi, duke përfshirë edukimin e brezave të rinj në historinë, kulturën dhe artin shqiptar. Në këtë ditë te shtëpia muze e Dedë Gjon Lulit, u zhvillua aktivitet kulturor-historik nga Historianët e rinj, nxënësit e shkollës së mesme “25 maji” Tuz dhe grupi letrar i nxënësve të shkolles fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Ata theksuan rëndësinë e kësaj ngjarje për identitetin kombëtar përmes referateve historike, poezive dhe këngëve, të cilat u paraqiten me pasion nga të rinjtë e përgatitur për këtë rast.Për të shtuar sharm në program, të rinjtë kanë zbukuruar aktivitetin duke veshur veshje kombëtare, duke përdorur xhubleten dhe çakshirë. Në përbërje nuk ka munguar as kercimi malsorçe, i shoqëruar nga pika muzikore me instrumente tradicionale dhe këngë e valle, për të festuar me dinjitet dhe ngrohtësi historinë e lavdishme të vendit tonë.”

Ky publikim është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Medias.

/ Fondi për nxitje të pluralizmit dhe shumëllojshmërisë të mediave /

SHARE