Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, nesër do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me titull “75 vjet nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore në tokën evropiane – mësime të nxjerra për parandalimin e vuajtjeve në të ardhmen, përgjegjësinë e Këshillit të Sigurimit të KB”, i cili do të organizohet përmes video-konferencës.
Takimi do të hapet nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen dhe Nënsekretari i KB për Çështjet Politike dhe aktivitetet për ndërtimin e paqes Rosemary Di Carlo do të kenë mundësi për një shkëmbim të pikëpamjeve mbi parandalimin e konfliktit në lidhje me zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore dhe parimet përkatëse të ligjit ndërkombëtar, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ata theksuan se më shumë se 50 ministra të jashtëm dhe zëvendësit e tyre do të marrin pjesë në takim, si dhe një numër i përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.