TESTIMI I NJOHURIVE TË JASHTME PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE FILLORE NGA DATA 6 DERI MË 8 MAJ

Foto: Shutterstok

Testimi i jashtëm i njohurive në përfundim të ciklit të tretë të shkollës fillore do të mbahet në datat 6, 7 dhe 8 maj, njoftoi Qendra e Provimeve të Malit të Zi.  

Siç është njoftuar në faqen e Qendrës së Provimeve të Malit të Zi, testimi i jashtëm i njohurive në lëndët gjuhë dhe letërsi malazeze-serbe, boshnjake, kroate/gjuhë dhe letërsi shqipe do të mbahet më 6 maj.

Sipas kalendarit të aktiviteteve të publikuar nga Qendra e Provimeve të Malit të Zi, testmi i i jashtëm i njohurive në matematikë do të mbahet më 7 maj, kurse në lëndën e zgjedhur nga nxënësi më 8 maj.

“Të gjitha testet e njohurive fillojnë në orën 12:00”, thonë nga Qendra e Provimeve.

SHARE