NGA NESËR QYTETARËT E MALIT TË ZI DO TË KENË SËRISH SHËRBIME DENTARE FALAS

Foto: Ars Medica

Nga nesër qytetarët e Malit të Zi do të kenë edhe një herë shërbimin stomatologjik falas, tha ushtruesja e detyrës së kryetares së Odës Stomatologjike Jellena Bulajiq, duke thënë se stomatologët në këtë mënyrë tregojnë një përgjegjësi që Fondi i Sigurimit Shëndetësor nuk e ka.

Në konferencën për shtyp, Bulajiq tha se stomatologët nuk do të heqin dorë nga lufta për kontrata më të mira me Fondin e Sigurimit Shëndetësor.

Ajo tha se kudo në mjedis, nga buxheti i përgjithshëm për shëndetësi, buxheti për stomatologji është tre për qind.

“Kjo do të thotë se ne kërkojmë 15 milionë euro. Por ne jemi modestë dhe po kërkojmë tetë milionë e gjysmë”, tha Bulajiq.

Sipas saj, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se për të siguruarit ndahen 40 euro.

“Kjo është një mbushje e dhëmbit sipas listës sonë minimale të çmimeve”, theksoi Bulajiq.

Ajo tha se nuk kanë kërkesa financiare.

„Por ne kemi kërkesa në këtë marrëdhënie shantazhi, ku nuk na respektojnë, as rregullat që i kanë vendosur, nuk e respektojnë çmimoren që ofrojnë”, tha Bulajiq.

Ajo tha se kishte ndjesinë se gjatë fundjavës Fondi i Sigurimit Shëndetësor “ka hyrë në fushatë parazgjedhore, aq sa i thërrisnin stomatologët”.

Bulajiq shtoi se nuk është lajm që 45 ordinanca stomatologjike kanë nënshkruar kontratë me Fondin e Sigurimit Shëndetësor, por 135 jo.

SHARE