NGA MESNATA RRITET ÇMIMI I TË GJITHA LLOJEVE TË KARBURANTEVE

Foto: Shutterstok

Çmimet e reja të karburanteve do të zbatohen në Mal të Zi nga mesnata, njoftoi Ministria.

Një litër BMB 98 do të kushtojë – 1.51 euro, që është një rritje prej tre cent.

Po aq do të rritet edhe çmimi i BMB 95, do të kushtojë 1.47 euro për litër.

Eurodizeli do të rritet për një cent, dhe për dy javët e ardhshme një litër do të kushtojë 1.36 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të kushtojë 1.30 euro për litër.

“Sipas dispozitave të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve mbi bazën e të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës (“Gazeta Zyrtare e Malit të Zi”, numër 23/21 dhe 10/25), përllogaritja e radhës do të bëhet më 22 prill 2025 dhe çdo çmim i ndryshuar i naftës do të jetë i vlefshëm në datën 25 prill,“ thuhet në njoftim.

SHARE