

Foto: France 24
Dënimi i ashpër që mori nga gjyqësori vendas, duket nuk e zbraps Marine Le Penin.
Liderja e ekstremit të djathtë franceze u zotua të mos dorëzohet. Teksa iu drejtua turmave në Paris, Le Pen përsëriti edhe një herë pretendimet e saj të mëparshme se “ky nuk ishte një vendim i drejtësisë, por qartazi, një vendim politik”.
“Një falënderim i madh për guximin, bujarinë, këmbënguljen… ju jeni të mrekullueshëm. Unë nuk di të dorëzohem. Ne jemi të përkushtuar ndaj luftës e në këtë moment, vetë ekzistenca e Francës është në rrezik’, tha Le Pen.
Marine Le Pen u shpall fajtore për një rast përvetësimi të fondeve të BE-së, e u dënua me katër vite burg, dy nga të cilat me kusht. Asaj i është ndaluar gjithashtu të kandidojë për poste publike për pesë vjet, dhe kjo pikërisht në kohën kur kryesonte sondazhet për zgjedhjet presidenciale të 2027-tës. Pak pas vendimit kundër saj, avokati i Le Pen deklaroi se do ta cojë cështjen në apel. Historiani Pierre Allorant nga Universiteti i Orleanit, thotë se tani shansi i vetëm i saj për zgjedhjet është nëse procesi i apelit mbyllet shpejt.