Foto: Wikipedia
Komisioni i Venecias konfirmoi se do të hartojë një mendim për kontestin kushtetues-juridik që u ngrit pasi Komisioni Kushtetues i Kuvendit të Malit të Zi konstatoi ndërprerjen e mandatit të disa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke iu referuar plotësimit të kushteve për pensionin e pleqërisë.
Siç mëson Portali i RTMZ nga burime jozyrtare por të besueshme, Komisioni i Venecias ka njoftuar zyrtarisht Qeverinë e Malit të Zi se do të formulojë një mendim për kontestin nga aspekti i standardeve ndërkombëtare dhe praktikës krahasuese, por nuk do të vlerësojë rastin individual të gjyqtares Dragana Gjuranoviq dhe vendimin për pensionimin e saj.
Delegacioni i Komisionit të Venecias njoftoi se do të udhëtojë në Podgoricë “sa më shpejt” për të shkëmbyer mendime me përfaqësues të Qeverisë, shumicës parlamentare dhe opozitës, Gjykatës Kushtetuese dhe subjekteve të tjera.