SHEFI I NATO-s DO TË VIZITOJË KOSOVËN JAVËN E ARDHSHME

Dutch Prime Minister Mark Rutte gives a press conference in The Hague, on January 12, 2021, for an explanation of the Covid-19 measures in the Netherlands. - The Netherlands is extending coronavirus restrictions until February 9 as case numbers are still high and concerns remain about the UK variant of the disease, Prime Minister Mark Rutte said. (Photo by Bart Maat / ANP / AFP) / Netherlands OUT

Foto: AA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, zëvendësja e tij, Radmila Shekerinska, së bashku me ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut do të vizitojnë Kosovën më 11 mars.

Gjatë kësaj vizite, Rutte do të takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenten Vjosa Osmani. Me këtë të fundit do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për media.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët gjatë javës për këtë vizitë, tashmë të konfirmuar të Ruttes, i cili po ashtu një ditë më herët pritet të qëndrojë në Bosnjë e Hercegovinë. Shefi i NATO-s do të takohet edhe me udhëheqësit e misionit paqeruajtës të aleancës ushtarake perëndimore në Kosovë, KFOR, si dhe me ata të Misionit për Sundim të Ligjit të Bashkimit Evropian (EULEX) dhe përfaqësues të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK).

Kjo do të jetë vizita e parë e Ruttes në Kosovë që kur ai mori drejtimin e NATO-s tetorin e vitit të kaluar.

Po ashtu kjo vizitë do të realizohet, disa ditë pasi ai deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi është në interesin e të gjithëve në aleancën ushtarake perëndimore dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO.

Këtë deklaratë ai e bëri në Bratisllavë të Sllovakisë kur u pyet në një debat nga studentët se a sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë pasi ka zëra se politika e re amerikane, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, mund të çojë deri te largimi ushtarak.

SHARE