KANADAJA “LUFTË” NDAJ TRUMP / NË DYQANET KANADEZE NIS BOJKOTI MASIV I PRODHIMEVE AMERIKANE

Foto: HRT

Në dyqanet kanadeze nis bojkoti masiv i prodhimeve amerikane.

Domatet nga Kalifornia zëvendësojini me ato italiane; sallamin pikant nga Ohio me mish të prodhuar në Ontario dhe Quebec; ëmbëlsuesit me shurup panje kanadez: pas tarifave amerikanë që kërcënojnë t`i japin një goditje të fortë ekonomisë së vendit të tyre, kanadezët po kundërpërgjigjen me bojkotimin e produkteve amerikane.

Një emocion i panjohur, thotë CNN, ka pushtuar Kanadanë zakonisht shumë të sjellshme: Zemërimi. Që në fillim kur Donald Trumpi kërcënoi të vendoste tarifa gjithëpërfshirëse për importet kanadeze dhe filloi t’i referohej fqinjit verior të SHBA-së si shteti i 51-të, armiqësia ndaj SHBA-së dhe liderit të saj ka ardhur duke u rritur. Kanadezët kanë anuluar pushimet në vendin fqinj, ndërsa një lojë hokeji në akull mes ekipeve të tyre u kthye shpejt në një gjeopolitike pasi lojtarët nga të dyja palët u lëshuan me grushte kundër njëri-tjetrit.

Një pjesë kanë nisur sakaq bojkotimin e mallrave amerikane- një detyrë kjo jo gjithmonë e lehtë për një vend që ka qenë i lidhur ekonomikisht me fqinjin e tij jugor për dekada, me tregtinë që i kalon 760 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Trump vendosi të martën tarifa prej 25% ndaj Kanadasë dhe Meksikës, si dhe 10% tarifa të reja ndaj Kinës, duke e rritur totalin në 20%, edhe pse ato ndaj produkteve meksikane i shtyu së fundi për një periudhë kohore prej një muaji.

SHARE