GJELOSHAJ: NE E MBAJMË FJALËN E DHËNË – BESËN PËR ZHVILLIM EUROPIAN

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi njëherësh lider i Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, i ka përgëzuar deputetët e Parlamentit të Malit të Zi për aprovimin e ligjit të miratuar nga Qeveria për realizimin e projektit të urës së Bunës.

„Dëshiroj të theksoj se ky është një nga projektet kapitale kryesore, realizimi i të cilit ka qenë një nga kërkesat kryesore të Forumit Shqiptar për hyrjen në Qeverinë e 44-të të Malit të Zi! Ky është vetëm fillimi i realizimit të projekteve të shumta që pritën të inicohën nga ne. Parimi ynë nuk ndryshon, ne e mbajmë fjalën e dhënë – besën për zhvillim europian!,“ shkruan Gjeloshaj në rrjetin social „Facebook“.

SHARE