SPAJIQ: VOTONI NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR AKCIZA

Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Millojko Spajiq, ka bërë të ditur se nafta sot është më e shtrenjta që nga viti 2008, prandaj, siç tha ai, pret rritje shtesë të çmimeve që Qeveria nuk mund t’i kufizojë, sepse nuk ka kornizë ligjore.“Shpresojmë që deputetët nga hera e tretë të kuptojnë pse është e rëndësishme të miratohet ligji për akcizat dhe kështu të mundësohet një ulje deri në 20 për qind në situata të tilla”, ka shkruar Spajiq në Twitter. Ndëkohë, kryetari i Sindikatës Profesionale të Taksistëve Borisllav Pavlloviq tha se autotaksitë dhe kompanitë e angazhuara në transportin e automjeteve presin një takim në Ministrinë e Financave deri më 11 mars, ku do të kërkojnë subvencione për tremujorin e parë të këtij viti në masen 50 për qind të çmimit minimal të punës dhe të kufizojë karburantin e tyre në 1.10 euro. „Nëse autoritetet nuk i plotësojnë, ata do të organizojnë protesta,“ tha Pavlloviq.

SHARE