Ministria e Arsimit në MZ, është duke përmirësuar pozitën e punëtorëve arsimorë me zgjedhjen e çështjes së strehimit dhe po bën përpjekje për të siguruar që reforma të mos rrezikojë vendet e punës, u kumtua nga ky departament.
Sindikata e Arsimit të Malit të Zi, i dërgoi të martën kërkesë qeverisë dhe Ministrisë së MZ, për të filluar negociatat për rritjen e pagave.
Këshilli qendror i Sindikatës konkludoi se pozita dhe trajtimi i edukatorëve janë në një nivel të pakënaqshëm dhe se statusi i tyre material dhe shoqëror nuk i përcjell qëllimet e proklamuara të Qeverisë.
Nga Ministria e arsimit kumtuan se opinioni do të informohet për qëndrimet e të gjitha palëve mbi temën e rritjes së pagave në arsim.
“Dihet se Ministria e Arsimit po punon intensivisht për të përmirësuar pozitën e punëtorëve arsimorë përmes zgjidhjes së çështjeve të strehimit dhe janë bërë përpjekjeve të konsiderueshme për të siguruar që reforma të mos rrezikojë vendet e punës”, thuhet në kumtesë nga Ministria e Arsimit./TV BOIN/