VUKOVIQ: JEMI TË VENDOSUR PËR TË UDHËHEQUR NJË POLITIKË EKONOMIKE TË PËRGJEGJSHME

Qeveria, përkundër sfidave të shumta, është e vendosur të udhëheqë një politikë të përgjegjshme ekonomike që përfshin stabilitetin e financave publike dhe që do të mundësojë përparimin e shoqërisë në tërësi, tha ministri i Financave Novica Vukoviq.

Ai u takua me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të zonës belgo-holandeze të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Luca Dresse, me të cilin diskutuan temat më të rëndësishme ekonomike dhe parametrat më të fundit të financave publike, me referencë të veçantë për vizitën aktuale të misionit të FMN në Mal të Zi.

Në takimin e parë zyrtar, Dresse shprehu gatishmërinë e institucionit financiar që ai përfaqëson për të ruajtur vazhdimësinë në ofrimin e mbështetjes eksperte dhe teknike për vendin tonë.

Vukoviq vuri në dukje sfidat e shumta në sfera të ndryshme të ekonomisë malazeze, duke apostrofuar rëndësinë e koordinimit të mirë brenda institucioneve vendase, por edhe rëndësinë e bashkëpunimit të suksesshëm me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë, siç është FMN.

Në fokus të takimit, siç u njoftua, ishte situata e përgjithshme makroekonomike, si dhe u bë një pasqyrë e shkurtër e politikës fiskale dhe monetare për periudhën e ardhshme.

SHARE