Nëpërmjet programit IPARD III për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, tetë milionë euro janë në dispozicion për zhvillimin e turizmit rural dhe përpunimin në ekonomi bujqësore, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Departamenti i kryesuar nga Vladimir Jokoviq, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Mal të Zi, organizuan sot në kompaninë “Shahoviq” në Tuz, konferencë me rastin e shpalljes së Thirrjes së parë Publike në kuadër të programit IPARD III për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Tema e thirrjes së parë publike është diversifikimi dhe zhvillimi i ekonomisë me fokus të veçantë investimet për zhvillimin e turizmit rural dhe përpunimin në ekonomi bujqësore.
Jokoviq theksoi se koncepti i diversifikimit në fushën e bujqësisë paraqet një mundësi të veçantë zhvillimi, veçanërisht në pjesën veriore të Malit të Zi.
Ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, tha se programi i ri ofron mundësi të mëdha për bujqësinë në Mal të Zi, si dhe turizmin rural.
“Shpresojmë që me mbështetjen tonë IPARD të kontribuojmë në kthimin e trendit të shpopullimit në disa pjesë të vendit”, shtoi Popa, duke u uruar të gjithë përdoruesve dhe aplikantëve të programit IPARD fat dhe suksese në realizimin e planeve të tyre përmes programit të ri.