GJUROVIQ: 145 PËR QIND MË SHUMË TURISTË, VËSHTIRË PËR TË GJETUR AKOMODIM NË KOLLASHIN

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Goran Gjuroviq tha se janë të kënaqur me sezonin e dimrit. Ai për Televizionin „Vijesti“ tha se në 10 ditë janë shitur gati 12,500 leje për ski. Gjuroviq deklaroi se vitin e kaluar janë shitur 14.300 lëje për ski për 30 ditë. “Ka turma dhe interesim të madh dhe jo vetëm në fundjavë, por gjatë gjithë javës. Është e vështirë të gjesh akomodim në Kolashin në këtë periudhë të vitit”, tha Gjuroviq. Ai tha se në të gjitha llojet e akomodimit në Mal të Zi janë regjistruar 18,884 turistë. Gjuroviq tha se numri i turistëve është më i lartë për 145 për qind krahasuar me sot në vitin 2022. “Në hotele janë të regjistruar 2,499 turistë, në akomodime private 16,260”, tha Gjuroviq.

SHARE