SHKARKOHET KRYETARI I KUVENDIT TË MALIT TË ZI, ALEKSA BEÇIQ

Kuvendi i Malit të Zi me shumicë votash miratoi rendin e ditës të seancës së jashtëzakonshme në të cilën u diskutua propozimi për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Aleksa Beçiq. Beçiq ia dorëzoi kryesimin e seancës nënkryetares së Kuvendit, Branka Boshnjak. Gjithsejit votuan 79 deputetë, ku pro votuan 43 deputetë ndërsa kundër votuan 36 deputetë. Sipas Rregullores së Kuvendit të Malit të Zi (neni 16), nëse mandati i Kryetarit të Kuvendit përfundon para skadimit të mandatit për të cilin është zgjedhur, detyra e tij deri në zgjedhjen e Kryetarit të ri, e kryen nënkryetari i Kuvendit nga klubi i deputetëve i cili ka numër më të madh të deputetëve. Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Parlamenti do të drejtohet nga nënkryetari i Kuvendit Strahinja Bullajiq (FD).

SHARE