BRAHIM GJOKAJ NGA TUZI SHPËTON DHJETËRA FAMILJE NGA ZJARRI NË QUEENS, NJU JORK

Foto: abc7NY

Brahim Gjokaj nga Tuzi ka shpëtuar dhjetëra familje gjatë një zjarri të madh që përfshiu një ndërtesë në zonën e Queens në Nju Jork.

Në zjarr janë lënduar pesë zjarrfikës, ndërsa një civil është dërguar në spital për djegie në duar dhe fytyrë.

Zjarri shpërtheu në adresën Madison Street 1824, ndërmjet Avenue Seneca the Onderdonk. Zjarrfikësit thanë se morën thirrjen për ndihmë pak para orës 3:30 të mëngjesit, për një zjarr në katin e parë të ndërtesës.

Flakët u përhapën shpejt, duke arritur nivelin e pestë të alarmit, dhe në vendngjarje intervenuan më shumë se 270 zjarrfikës dhe punonjës të emergjencës mjekësore.

Zjarri u përhap përmes oxhakut dhe çatisë së një ndërtesë trekatëshe, përpara se të përfshinte edhe tre objekte të tjera. Ndërkohë që flakët kaplonin një apartament, një kondicioner ra mbi zjarrfikësit që ndodheshin poshtë, duke lënduar pesë prej tyre.

Të paktën dy prej zjarrfikësve pësuan dëmtime serioze dhe u transportuan në spital.

Gjokaj u bë hero për komunitetin, ndërsa veprimi i tij i guximshëm shpëtoi jetë dhe pengoi tragjedi më të madhe. Shumë banorë dhe autoritete lokale e kanë lavdëruar për kurajon dhe përkushtimin e tij.

SHARE