“SERBIA TË DORËZOJË RADOIJÇIQIN”, KURTI KËRKESË PERËNDIMIT: KOSOVA NUK E BËN DOT

Foto: Kryeministria e Kosovës

Serbia mund të detyrohet të dorëzojë Milan Radojiçicin në rast se Perëndimi e shtrëngon ta bëjë një gjë të tillë përmes sanksionesh: Për kryeministrin e Kosovës, kjo është e vetmja mënyrë për të vepruar me Beogradin.

Kosova vetë, pohon ai, nuk ka mekanizma për të përdorur kundër Serbisë.

“Nuk kemi leva për të përdorur kundër Serbisë”, shprehet Kurti.

Kurti shton më tej se shërbimet vendase të inteligjencës dhe institucionet tjera të sigurisë janë shumë më vigjilente sot kundrejt veprimeve të Serbisë për shkak të synimeve të saj destabilizuese. Ai shprehet i bindur se për këtë arsye, nuk mund të planifikohen më sulme brenda Kosovës.

Kurti ka deklaruar më herët se Millan Radoiçic ka dhënë urdhrin për sulmin e datës 29 nëntor në kanalin e Ibër-Lepencit, ndërsa shteti i Serbisë sipas tij ka përgjegjësi për financimin, planifikimin dhe logjistikën e goditjes që për kreun e ekzekutivit Kosovar ka pasur si qëllim kërcënimin e sigurisë kombëtare. Ish numri dy i Listës Serbe është në kërkim nga autoritetet e Kosovës, pasi e ka pranuar organizimin dhe ndërmarrjen e sulmit në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku humbi jetën efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

SHARE