Çorba me mish vici është një pjatë tradicionale e vendit tonë. Ky ushqim është tipik për stinën e dimrit dhe mjaft i shëndetshëm pasi në përbërjen e tij ka perimet më të ushqyeshme.
Përbërësit
- 2 qepë.
- 2-3 thelpinj hudhër.
- 500 gr mish viçi.
- 2 lugë gjelle piperka.
- 1 lugë çaj limon.
- 2-3 patate.
- 2-3 domate.
- 1 spec jeshil (djegës).
- disa gjethe selino.
- 3 l ujë.
- vaj luledielli.
Udhëzimet
- Prisni hollë qepët dhe thelpinjtë e hudhrës.
- Copëtoni mishin dhe prisni patatet në kubikë të barabartë.
- Merrni tenxheren dhe suqni qepët dhe thelpinjtë e hudhrës duke u hedhur 3-4 lugë gjelle vaji luledielli dhe përzieni vazhdimisht.
- Kur të jenë bërë të buta, shtoni piperkat dhe mishin e copëtuar në kubikë, kriposini, skuqini për 2-3 minuta dhe më pas lërini në zjarr dhe për 3-5 minuta të tjera duke shtuar një sasi të vogël uji.
- Kur mishi të jetë bërë, shtoni patatet, specat jeshile, domatet dhe gjethet e selinos.
- Hidhni dhe 3 l ujë në tenxhere dhe lëreni të ziejë për 2 orë deri sa supa të trashet.
- Kur të jetë gati, hiqni gjethet e selinos dhe servireni.