TË PARANDALOHEN GRUMBULLIMET NË AMBIENTE TË MBYLLURA

Epidemiologia e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) Millena Popoviq-Samarxhiq tha se duhet të parandalohet grumbullimi i një numri të madh të njerëzve në ambiente të mbyllura, në mënyrë që të mos infektohen punëtorët shëndetësorë dhe një numër i madh i qytetarëve që do të kërkojnë kujdes shëndetësor. Ajo në programin e mëngjesit të TVMZ tha se është dashur të bëhet me kohë, në kohën kur dihej se në Mal të Zi kishte një transmetim lokal të virusit korona të llojit Omicron. Ajo thekson se ata kanë kërkuar nga Qeveria e Malit të Zi që të ndalojë tubimet në ambiente të mbyllura për të parë se çfarë efekti do të ketë lloji i ri në lidhje me shtrimin në spital dhe rastet e rënda.

SHARE