PAS VIZITËS NË TURQI, RAMA NESËR DO TË VIZITOI GREQINË

Teksa gjendet për një vizitë dyditore në Turqi, kryeministri Edi Rama vizitoi industrisë ushtarake turke. Vizitë në zemrën e industrisë ushtarake turke, ku mjetet e të gjitha llojeve të konceptuara e zhvilluara në vend dhe sistemet inteligjente të krijuara me burimet e brendshme, janë tejet mbresëlënëse”, shkruan Rama në Facebook, teksa bën publike pamje nga vizita. Më herët, Rama ishte në Muzeun Ataturk ku u prit me ceremoni. Ceremonia i la vend takimit të djeshëm të dy delegacioneve, ku u nënshkruan një sërë marrëveshjesh në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ekonomisë. Më e rëndësishmja ishte krijimi i këshillit të bashkëpunimit strategjik, të cilën Rama dhe Ergodan zgjodhën ta vulosnin vetë. “Ne i ngritëm marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik. Ky hap që hodhëm sot do ta mundësojë zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë në çdo fushë”, tha Erdogan. Bashkëpunimi mes dy vendeve do shtrihet edhe në luftën kundër terrorizmit, për të cilin presidenti turk kishte një kërkesë specifike. “Ne bashkë me autoritet shqiptare dakordësohemi se organizata terroriste e FETO-s përbën një kërcënim për të dy vendet. Ne s’do lejojnë që FETO të helmojë marrëdhëniet mes dy vende”. Kryeministri Rama do jetë të premte për vizitë zyrtare në Athinë. Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke.

SHARE