MARKOVIQ DËNON ASHPËR DHUNËN E DJESHME NË UASHINGTON

Deputeti i PDS-së dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq dënoi dhunën e djeshme në Uashington dhe përgëzoi Zëvendës Presidentin e SH.B.A. Mike Pence për mbrojtjen e parimeve demokratike. “Unë dënoj dhunën e djeshme në Uashington dhe përpjekjen për të riformatuar me dhunë vullnetin elektoral të qytetarëve Amerikanë. Kalimi paqësor i pushtetit është një nga bazat e demokracisë,” shkroi Markoviq në Twitter. Ai përgëzoi Mike Pence për mbrojtjen e parimeve demokratike. “Urime Presidentit të ri Joe Biden dhe ekipit të tij për konfirmimin përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve të 3 nëntorit në Kongres,” shkroi Markoviq në Twitter.

SHARE