INSTITUTI: 463 RASTE TË REJA DHE 7 VIKTIMA

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1609 testime për Covid 19, nga të cilët 463 kanë dalë pozitive, njoftohet nga ISHP. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 7 humbje jete në pacientë: Podgorica (5), Tivari dhe Kotorri.  Numri më i madh i rasteve janë në: Podgoricë 224, pasuar nga Nikshiqi 53, Budva 32 etj,  ndërsa në Tuz janë regjistruar 3 raste. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 553 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.331, prej të cilëve 141 në komunën e Tuzit.

SHARE